0030 210 33 18 483

Lewandowski: “Pyesni Bayern-in nëse dëshiron të më mbajë”

TV TRIBUNA 25 Prill 2022

Robert Lewandowski shënoi golin e dytë në fitoren 3-1  të bavarezëve ndaj Burossia Dortmund-it, të dielën, në një ndeshje që “vulosi” marrjen e titullit nga Bayern, për të dhjetin sezon rresht dhe për të 32-n herë  histori.

Gjithsesi, e ardhmja e asit polak në gjirin e Bayernit, vetëm e sigurt nuk konsiderohet. Vetë Lewandowski ka përgënjeshtruar disa herë se i është propozuar një kontratë e re, ndërsa i pyetur nga lanali SkySport Deutschland paralajmëroi një takim ndërmjet të dy palëve.

“Do të ketë së shpejti një takim me klubin, por nuk e di se çfarë do të bëhet. Varet nga të dy palët nëse do të vazhdojmë dhe nëse do të qëndroj në Mynih. Nuk është aspak e lehtë situata. Nuk e di nëse ekipi më do, për këtë duhet të pyesni drejtuesit”, deklaroi Lewandowski.

Ndaje me miqte