0030 210 33 18 483

Libi, policia thotë se 400 të dënuar u arratisën nga një burg

03 Shtator 2018

Rreth 400 të burgosur janë arratisur nga një burg në periferinë jugore të Tripolit, ku ka patur përplasje mes grupeve rivale gjatë javës së fundit dhe ku janë vrarë 49 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, njoftoi shtypi vendas.

‘’Arratisja masive ndodhi të dielën, kur të burgosurit hapën dyert e burgut në Ain Zara dhe u larguan‘’,  njoftoi policia në një deklaratë vonë të dielën.

Policia shtoi se forcat e sigurisë nuk ishin në gjendje t’i ndalonin ata, pasi situata ishte e rrezikshme për jetën, sipas deklaratës.

Që nga e hëna e kaluar, Tripoli ka qenë një skenë e përleshjeve vdekjeprurëse midis milicive rivale që luftojnë për kontrollin e zonave jetike në vend.

Ndaje me miqte