Liderët e BE, më afër vendimit që të zgjidhet Timmermans president i Komisionit Europian
TV TRIBUNA
01 Korrik 2019
Liderët e BE-së janë afër marrëveshjes që holandezi Framc Tmmermans të zgjidhet president i Komisionit Europian, raporton agjencia Reuteres.
Ndërkohë, Kristalina Georgieva, e qendrës së djathtë, është kandidate për presidente e Këshillit Europian.
Kryeministri i Belgjikës Cherle Miscelle është një kandidat i fortë për postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së.
Manfred Weber, të cilin partia Popullore Europiane e dëshironte si president të Komisionit Europian, duket se do të drejtojë parlamentin Europian, thanë burime diplomatike, duke shtuar se diskutimet ende nuk janë finalizuar pas më tepër se 18 orësh.
Ndaje me miqte