0030 210 33 18 483

Linjë e re hekurudhore Durrës-Lin-Pogradec

Tribuna TV 13 Qershor 2018

Durrësi, një nga nyjet kryesore të rrjetit hekurudhor në vendin tonë do t’i nënshtrohet rivitalizimit modern, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, qarkullimin e mallrave dhe njerëzve.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli u shpreh të mërkurën në prezantimin e projekteve investuese nga qeveria për Qarkun e Durrësit, se një nga linjat kryesore hekurudhore, Durrës-Pogradec që zgjatet më tej në Lin-Maqedoni është një projekt i ri që parashikon rehabilitimin e plotë të këtij rrjeti sipas standardeve më të mira.

“Në rrjetin hekurudhor Durrës-Pogradec-Lin-Maqedoni, vetëm pjesa Lin-Maqedoni, 2.8 km do të ndërtohet trase e re, ndërsa pjesa maqedonase është 40 km. Projekti për rehabilitimin e rrjetit të amortizuar në këtë segment do të japë impakt në rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave deri 120 km/orë”, – tha zv.ministri Shkreli.

Sipas tij hekurudha e Pogradecit është një projekt i realizuar shumë mirë në kohë, por investimi i ri në këtë rrjet do të kthejë rrjetin në standarde ndërkombëtare.

Sipas tij, rehabilitimi i trasese deri në Rrogozhinë do të marrë një financim prej 85 milionë euro dhe ajo Tiranë-Durrës 88 milionë euro.

Ndaje me miqte