0030 210 33 18 483

Lirohen dy ushtarakët grekë që mbaheshin të burgosur në Turqi

Tribuna TV 14 Gusht 2018

Dy ushtarakët grekë që po mbaheshin që nga marsi i këtij viti janë liruar nga burgu i sigurisë së lartë i Edrinesë, njoftoi mbrëmjen e të martës agjencia zyrtare e lajmeve, Anadolu.

Pasi u mbajtën për 167 ditë, dy ushtarakët do të gjykohen në gjendje të lirë dhe duhet të paraqiten ditën e procesit gjyqësor.

Ata akuzohen për hyrje të paligjshme në territorin turk.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ata janë të lirë të kthehen në Greqi, apo duhet të qëndrojnë në Turqi, në pritje të gjyqit.

Ndaje me miqte