0030 210 33 18 483

Lockdown-i, Mitsotakis: Do të bëjmë Krishtlindje ndryshe sivjet

TV Tribuna 29 Nentor 2020

Vendimet e qeverisë greke lidhur me vazhdimin apo jo të lokdaunit dhe masave të tjera kufizuese do të merren në fund të javës së ardhshme.

Qeveria deklaron vazhdimisht se “prioriteti mbetet mbrojtja e jetës njerëzore”.

Skenari më i mundshëm është që të funksionojnë fillimisht shkollat fillore dhe pastaj tregtia me pakicë, ndërsa mbetet gjithçka e hapur lidhur me sektorin e restoranteve dhe bar kafeve.

Një tjetër skenar, është që heqja e lokdaunit të realizohet me dy faza.

Domethënë, të fillojë nga zonat me ngarkesë më të vogël epidemiologjike dhe pastaj të vazhdohet edhe në të tjerat, pasi të ulet edhe aty ngarkesa.

Por ky skenar ka oponencë të fuqishme ekspertët, sipas të cilëve, pamja epidemiologjike në mjaft zona të Greqisë ndryshon me shpejtësi, dhe prandaj rikthimi në statusin e zonave portokalli dhe të kuqe do të mund të krijonte probleme shtesë.

Gjithsesi, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dërgoi një mesazh nga Selaniku, duke thënë se krishlindjet e sivjetme do të jenë ndryshe nga çdo herë tjetër.

I intervistuar nga radio Status FM, Mitsotakis tha ndër të tjera:

Sivjet do të bëjmë krishtlindje shumë të ndryshme. Nuk do të kenë lidhje me krishtlindjet e viteve të tjerë, sepse shumë thjesht, kështu duhet të bëhet.

Në krishtlindje duket të evitojmë grumbullimet nëpër shtëpitë.

Do të jemi shumë të rreptë.

Këtë mund t’ju them.

Do të lejojmë një familje plus një familje tjetër.

Zgjidhni një familje këto ditë që të bëni shoqëri dhe shmangiuni grumbullimeve nëpër shtëpitë.

Është mënyra më e rrezikshme në këto momente që të ketë transmetim të virusit, në kohën që në thelb nuk ekziston veprimtaria ekonomike”.

Ndaje me miqte