0030 210 33 18 483

Lokdaun total në 3 zona të Atikës. Cilat janë

TV Tribuna 17 Dhjetor 2020

Që nga e premtja, 18 dhjetor, tri zona të Atikës kalojnë në gjendje lokdauni të përgjithshëm, që do të zbatohet për një javë.
Bëhet fjalë për bashkitë Aspropirgos, Elefsina dhe Mandra-Eidilias, që të trija në pjesën perëndimore të Atikës.
Shpalljen e lokdauinit të përgjithshëm e komunikoi zëvendësministri i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, të enjten në mbrëmje, në një dalje para mediave nga Selaniku ku ndodhej për inspektim.
Ndër masat që komunikoi z. Hardalias janë:
Nga ora 6 pasdite deri në 5 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i njerzëve, me përjashtim të punonjësve që mund të lëvizin vetëm nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.
Këta duhet të kenë lejen e posaçme të firmosur nga punëdhënësi.
Pezullohet funksionimi i tregtisë me pakicë, madje edhe click away, e floktoreve e dyqaneve të mirëmbajtjes së thonjve, librarive dhe gjithë bizneseve të tjera.
Pezullohet çdo lloj ceremonie fetare e çdo besimi, me përjashtim të varrimeve, ku do të marrin pjesë vetëm të afërmit dhe jo më shumë se dhjetë persona.
Testime masive të popullsisë me Rapid Test.
Pezullim për gjithë tregun fshatar (laiki).
Teste për shitësit ambulantë, si kusht për të lëvizur për në zona të tjera.
Intensifikim i testeve dhe kontrolleve për punonjësit që banojnë në këto tri zona.
Izolim i personave të infektuar, kur gjykohet se izolimi në banesë krijon kushte për infeksion dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ndaje me miqte