0030 210 33 18 483

Lokdauni, dy masa shtesë kur vjen nga Shqipëria në Greqi

TV Tribuna 15 Dhjetor 2020

Në masat e reja që do të zbatohen deri në 7 janar, ka edhe dy kufizime që përfshijnë vetëm personat që kalojnë kufirin nga kakavija, pra ata që hyjnë nga Shqipëria në Greqi.

Për mendimin tonë, janë dy msa diskriminuese, pikërisht pse janë saknsionuar posaçërisht për kakavijën dhe jo edhe për pikat e tjera të kalimit kufitar.

Në dekretin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet:

Hyrja në territorin grek përmes pikave kufitare tokësore lejohet vetëm në rastet e mëposhtme dhe gjithmonë me kushtin e diagnostikimit negativ të qytetarëve në kontrollin laboratorik për koronavirusin brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi, si dhe rezultimit negativ pas kryerjes së rapid testit në kufi.

  1. Hyrja lejohet vetëm për qytetarë grekë, mbajtës të lejes së qëndrimit, persona që kanë banesën e tyre të përhershme në Greqi, si dhe persona që vijnë në Greqi për arsye absolutisht të nevojshme profesionale dhe shëndetësore, që dëshmohet nëpërmjet dokumentave përkatëse. Këta lejohen të hyjnë në Greqi përmes pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Evzones dhe Kipi.
  2. Mbajtës të kartës së homogjenit mund të hyjnë në Greqi nga pika e kalimit kufitar Kakavijë.
  3. Nga pikat e kalimit kufitar Promahonas, Kakavijë, Evzones dhe Kipi, kalimi mund të bëhet nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 të mbrëmjes. Posaçërisht nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës lejohet hyrja e maksimumi 750 personave në ditë.
  4. Persona që hyjnë në Greqi për arsye rreptësisht profesionale dhe në vazhdim dalin nga Greqia, nuk mund të futen sërish në territorin grek për sa kohë që janë në fuqi masat ekzistuese. Qytetarë grekë, mbajtës të lejes së qëndrimit, persona që kanë banesën e tyre të përhershme në Greqi dhe mbajtës të kartës së homogjenit që dalin nga Greqia pas publikimit të këtij vendimi dhe që dëshirojnë të kthehen sërish brenda kohës që janë në fuqi masat, janë të detyruar të njoftojnë daljen e tyre duke plotësuar formularin përmes portalit travel.gov.gr.
  5. Personat që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht shtet[sisë, janë të detyruar të plotësojnë formularin PLF me të dhënat e kontaktit të tyre në Greqi para mbërritjes së tyre në territorin grek dhe të tregojnë në pikën e kontrollit kufitar dëshminë e plotësimit të formularit PLF që dërgohet automatikisht me mesazh elektronik. Detyrimin e plotësimit të formularit PLF, para daljes nga Greqia, e kanë edhe personat me banim të përhershëm në Greqi që udhëtojnë drejt vendeve të tjera përmes pikave kufitare tokësore.

Neni 2

Kufizimi i përkohshëm i personave që hyjnë në Greqi nga pika  kufitare e Kakavijës

1.Personat që vijnë në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës qëndrojnë të izoluar në banesë për 7 ditë, për arsye profilaktike.

2.Personat që nuk kanë banesë në Greqi janë të detyruar të qëndrojnë në izolim për 7 ditë në vendin e qëndrimit të tyre të përkohshëm, si banesë e një të afërmi apo miku apo në hotel, përveç nëse qëndrojnë në Greqi më pak se 7 ditë. Në këtë rast izolimi i përkohshëm vlen për aq ditë sa qëndron në Greqi.

Ndaj personave që shkelin masat e parashikuara në këtë vendim vihet gjobë administrative prej 5.000 eurosh

Neni 6

Ndalim i hyrjes për shtetasit nga vendet e treta, me përjashtim të shtetasve të vendeve anëtare të BE dhe të Marrëveshjes Schengen

1.Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e gjithë shtetasve nga vendet e treta, me çfarëdo mënyrë dhe me çfarëdo mjet.

Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes shtetasit e vendeve anëtare të Be-së, dhe të Marrëveshjes Schengen, përfshirë bashkëshortët, personat me të cilët kanë kontratë bashkëjetese si dhe fëmijtë e mitur të tyre.

Përjashtohen gjithashtu shtetasit nga vendet e mëposhtme: Australi, Japoni, Zelanda e re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tailanda, Uruguaji, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori.

Gjithashtu nga ndalimi i hyrjes për shtetasit nga vendet e treta përjashtohen:

rezidentë afatgjatë në vendet e BE-së dhe të Marrëveshjes Schengen

shtetas të vendeve të treta që kanë leje qëndrimi të vendeve anëtare të BE-së dhe të marrëveshjes Schengen

studentë

Punonjës sezonalë në sektorin e bujqësisë.

Këta persona duhet ta vërtetojnë përkatësinë e tyre me dokumentacionin e përshtatshëm dhe t’u nënshtrohen kontrolleve laboratorike.

Shtetas nga vendet e treta që u ndalohet hyrja në Greqi sipas këtij vendimi, kanë të drejtën të aplikojnë pranë autoritetit konsullor të Greqisë në vendin e tyre dhe të kërkojnë hyrjen e tyre në Greqi për arsye profesionale apo individuale, duke respektuar gjithë dispozitat e këtij vendimi.

Neni 7

Mbi zbatimin e detyrueshëm të masës për plotësimin e formularit PLF, të testimit laboratorik dhe të izolimit të përkohshëm të personave që vijnë nga jashtë shtetit

1.Gjithë personat që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, plotësojnë formularin elektronik PLF (PassengerLocatorForm) në adresën https://travel.gov.gr me të dhënat e kontaktit të tyre në Greqi, para mbërritjes së tyre në vend.

Dëshmia e plotësimit të formularit që i dërgohet pasagjerit  automatikisht me mesazh elektronik, konsiderohet si dokument i nevojshëm udhëtimi.Kompanitë ajrore, si dhe ato të transportit rrugor dhe hekurudhor janë të detyruara të verifikojnë para nisjes nëse pasagjeri i plotëson këto kushte. Në rast të shkeljes, kompanitë detyrohen të realizojnë riatdhesimin e pasagjerit, me shpenzimet dhe përgjegjësinë e tyre. Formulari i rregullt PLF me kodin QR konsiderohet e nevojshme për hyrjen në çdo pikë kalimi kufitar të vendit.

2.personat që vijnë në Greqi me çfarëdo mënyre dhe nga cilido shtet, përshirë edhe të shteteve anëtare të BE-së, janë të detyruar të tregojnë formularin PLF si dhe t’i nënshtrohen testit për koronavirusin. Personat që i nënshtrohen testit janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar në banesë deri sa të dalë përgjigjja e testit. Në rast se testi del pozitiv ata duhet të qëndrojnë në izolim në banesë apo në një ambient të përshtatshëm për 14 ditë.

Personat që hyjnë në Greqi gjatë periudhës kohore nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021, me çfarëdo mënyre dhe nga cilido shtet, përfshirë dhe shtetet anëtare të BE-së, i nënshtrohen izolimit për 3 ditë në banesë apo në vendin e përkohshëm të qëndrimit.

Neni 8

Dispozitat e këtij vendimi hyjnë në fuqi nga data 15 dhjetor 2020, ora 00,01 deri në 7 janar 2021.

Ndaje me miqte