0030 210 33 18 483

Londra: Vizë pune dyvjeçare për studentët e huaj që diplomohen në Angli

TV TRIBUNA 17 Shtator 2019

Qeveria britanike do të ofrojë viza pune me kohëzgjatje dyvjeçare për studentët e huaj që diplomohen në universitetet e vendit.

Në këtë mënyrë, shfuqizohet një nga barrierat e politikës së emigracionit, që kishte miratuar kryeministrja e mëparshme Theresa May.

Deri më tani, çdo student i huaj që diplomohej apo bënte doktoraturën në universitetet angleze, kishte në dispozicion një afat prej katër muajsh që të gjente pune në Angli.

Me kuadrin e ri ligjor, studentët e huaj do të mund të qëndrojnë në Britani deri në dy vjet,. Duke rritur shanset që të gjejnë një vend pune stabël pas diplomimit.

Kjo masë e re avancon përtej ofertave të Biblës së Bardhë për emigracionin që publikoi ministria e brendshme dhe kishte propozuar një rritje të afatit deri në gjashtë muaj për diplomantët dhe një vit për ata që kryenin studime pasuniversitare. Në fakt, kemi të bëjmë me një rikthim në politikën e mëparshme që Theresa May -në postin e ministres së brendshme- e kishte shfuqizuar në 2012, duke e cilësuar vizën dyvjeçare si “tejet bujare”.

Qeveria britanike deklaroi se synimi i kësaj mase të re është marrja në punë e studentëve të talentuar që diplomohen në degë si matematika, inxhinieria apo teknologjia, ku ka kërkesë më të madhe në tregun vendas, si dhe shmangia e pakësimit të numrit të studentëve të huaj që regjistrohen në universitetet britanike.

Ndaje me miqte