0030 210 33 18 483

Luanët e Atlasit në histori, në gjysmëfinale pas fitores kundër Portugalisë

ATSH 10 Dhjetor 2022

DOHA, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Skuadra e Marokut (e quajtur ndryshe edhe si Luanët e Atlasit) u bë sot ekipi i parë afrikan në histori që kalon në gjysmëfinalet e një botërori, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 1-0.

Pjesa e parë e ndeshjes dhuroi edhe golin e vetëm, pas një goditjeje me kokë të En-Nesyrit (42′).

Fundin e lojës Maroku e luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Cheddira.

Ndaje me miqte