Athina dhe Moska po përjetojnë një luftë të pashpallur pas shkëmbimit të deklaratave mjaft të ashpra për çështjen e dëbimit të dy diplomatëve rusë. Edhe pse diplomacia greke u përpoq të mbante tone të ulëta, duke thënë të mërkurën se “incidenti ishte mbyllur”, ministria e jashtme ruse lëshoi akuza të forta kundër Athinës.