Futbollisti 33-vjeçar uruguajan Luis Suarez është transferuar nga Barcelona te bardhekuqtë e Atletico Madridit.
Në deklaratën e bërë nga klubi i Barcelonës, thuhet marrëveshja parashikon një kontratë dyvjeçare, për një klauzolë prej 6 milionë eurosh që ndryshon në varësi të suksesit.
Pasi kaloi pozitivisht ekzaminimet mjekësore, Suares hodhi firmën te kontrata dyvjeçare.
Atletico Madrid i uroi mirëseardhjen nëpërmjet një mesazhi ne rrjetet sociale.
I urojmë mirëseardhjen në ekip njerit prej sulmuesve me produktivë në botë, i cili jep gjithçka në fushën e lojës dhe e ka treguar kualitetin e vet në kushtet më pretencioze. Mirë se erdhe, Luis!”.