0030 210 33 18 483

Luljeta Bozo i bashkohet PS në zgjedhjet e 25 prillit

ATSH 05 Mars 2021

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar inxhinieren e njohur Luljeta Bozon si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë aktivitetit, “Rruga drejt 25 Prillit – RINDËRTIMI NUK NDALET”, Rama tha se, “dua të falenderoj shumë dhe dua ta ndaj dhe me ato që po na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës tonë, e skuadrës sonë të 25 prillit”.

“Për herë të parë në gjithë këtë histori të gjatë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty, dhe kur kam thënë “Deputeti që duam” njerëz të rinj, ide të reja, forca të reja, po jo thjesht mosha të reja, kam patur parasysh mundësinë që të kemi të gjitha moshat dhe grupet. Nuk kam menduar që do e bindnim Luljetën, po nuk na e ka bërë plotësisht të vështirë. Realisht jam shumë mirënjohës dhe jam i qetë e i lehtësuar”, u shpreh Rama.

Ndaje me miqte