0030 210 33 18 483

Lulzim Basha, mes bashkatdhetarëve në Athinë për 28 Nëntorin

TV TRIBUNA 18 Nentor 2019

Kryetari i parëtisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të festojë me bashkatdhetarët e Greqisë, Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

Takimi do të zhvillohet më 28 nëntor 2019, në mjediset e Hotel Radisson Blue Park, në zonën Pedion Areos, ku fillon Leoforo Aleksandras.

Fillimisht do të jetë një takim festiv, në ora 19,00 dhe pastaj do të vijojë një bashkëbisedim ku kryetari i PD do të shpalosë alternativat e partisë së tij, për gjithë zhvillimet në vend dhe trajtimin e emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Në ftesën publike që ka shpërndarë kryetari i Degës së Partisë Demokratike për Greqinë, Fatmir Gjoçi, thuhet.

Të dashur bashkatdhetarë!

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, në ora 19:00, fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, në një takim festiv në Athinë, për të festuar së bashku, ditën më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.

Më pas në orën 20:00, z. Basha do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët Shqiptarë që jetojnë në Greqi, për problematikat e emigracionit shqiptar, alternativë e Partisë Demokratike për emigrantët dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin e çdo Shqiptari, pavarësisht se ku jeton.

Mirëpresim çdo Shqiptar që jeton ne Greqi, pavarësisht bindjeve politike.

28 Nëntori është dita e Shqiptarëve!

KRENAR QË JAM SHQIPTAR!

 

Adresa ku do të zhvillohen të dyja takimet:

Salla e mbledhjeve dhe eventeve:

RADISSON BLU PARK HOTEL

Leoforo Aleksandras 10, Athinë, Greqi.

Ndaje me miqte