0030 210 33 18 483

Mëgrim Mavraj largohet nga Aris

Albert RUDAJ 24 Dhjetor 2018

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, është ndër tetë lojtarët që drejtuesit dhe traineri i Arisit të Selanikut kanë vendosur mos t’i përfshijnë në planet e tyre për të ardhmen.

Vendimi u “kyç” pas eliminimit (2-3) të verdhezinjve nga Ergotelis në Kretë, në ndeshjen për Kupën e Greqisë.

Bashkë me Mavrajn, në listë janë edhe Kolasio, Vitor, Pavlidis, Intzoglu, Nazlidis, Tzakanakis dhe Valerianos.

Krahas vendimit për largimin e tetë lojtarëve, Aris ka filluar kërkimet pë gjetjen e zëvendësuesve të tyre gjatë merkatos dimërore.

Largimi i Mavrajt nuk është një çështje e thjeshtë.

Mbrojtësi shqiptar nuk e ka problem që të iki nga Aris, mjafton që të paguhet ashtu siç e parashikon kontrata e tij.

Por këtu qëndron vështirësia. Shuma që i takon të marrë si dëmshpërblim, nuk është dhe kaq e vogël. Në rast se merr ato që i takojnë, nuk ka problem, por në rast të kundërt punët vështirësohen për klëubin e Selanikut.

Kjo është arsyeja që drejtuesit e klubit ende nuk e kanë bërë publik largimin e Mavrajt dhe të të tjerëve.

Ndaje me miqte