0030 210 33 18 483

Më në fund dimër: Shtrëngata shiu e reshje dëbore

Maria GJIKOKA

09 Janar 2023

Të martën në të gjithë Greqinë do të dominojë moti i keq, me shira e shtrëngata shiu, që do të shoqërohen nga shkarkime elektrike dhe breshër.

Fenomenet intensive të motit të keq do të shfaqen fillimisht në Greqinë Perëndimore dhe nga mesdita do të shtrihen në Maqedoninë Lindore, në Thrakë, në ishujt e Egjeut dhe në Kretë e Dodekanez.

Reshje të dendura dëbore do të ketë në lartësitë nga 1.000-1.100 metra në zonën e Epirit dhe Maqedoninë Perëndimore dhe mbi 1.400 metra në pjesën tjetër të vendit.

Në Atikë priten vranësira me shi dhe shtrëngata shiu në orët e mëngjesit.

Në mesditë moti do të paraqesë përmirësim, ndërkaq ka shumë mundësi që të ketë shtrëngata shiu vende-vende në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperatura do të variojë nga 13 deri 16 gradë celsius.

Në Selanik priten vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në mesditë. Temperatura më e ulët do të jetë 10 gradë, më e larta 13 gradë celsius.

Ndaje me miqte