0030 210 33 18 483

Më në fund: Mot pranveror për Pashkët, rritje e temperaturës

TV TRIBUNA 22 Prill 2019

Nga fillimi i kësaj jave, që në Greqi konsiderohet si java e Pashkës, moti do të përmirësohet ndjeshëm, duke iu përshtatur më në fund stinës së pranverës, siç bën të ditur shërbimi meteorologjik i Observatorit të Athinës.

Karakteristikat kryesore të motit gjatë ditëve të ardhshme:

Në Greqi do të mbërrijnë masa ajri të ngrohtë, të nisura nga Afrika.

Lëvizja e masave të ajrit të ngrohtë do të shoqërohet me pluhur afrikan që do të jetë dhe fenomeni do të jetë i ndjeshëm që nga e marta, sidomos në perëndim.

Temperatura maksimale do t’i kalojë të 25-26 gradët në pjesën perëndimore të vendit që nga e mërkura, me rritje të mëtejshme gjatë ditëve të ardhshme.

Në pjesën kontinentale mund të shënohen  shira sporadikë, kryesisht të martën.

Ndaje me miqte