0030 210 33 18 483

Më në fund: Shqiptarët lejohen të udhëtojnë në BE

TV TRIBUNA 16 Qershor 2021

Bashkimi Europian ka vendosur të lejojë udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në vendet e Unionit, pas më shumë se një viti që kjo ndalohej për shkak të masave anticovid.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare kanë miratuar të mërkurën një listë të shkurtër shtetesh, qytetarët e të cilëve tashmë mund të udhëtojnë drejt BE-së edhe për turizëm.

Lista përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Libani.

Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë Reuters një burim diplomatik në Bruksel.

I njëjti burim ka thënë se vendimi do të fillojë të zbatohet ditët e ardhshme.

Ende nuk ka njoftime për modalitetet përkatëse.

Por mund t’u lihet në dorë vendeve anëtare nëse do të kërkojnë test negativ PCR apo karantinë për turistët nga këto shtete.

Ndaje me miqte