0030 210 33 18 483

Mërgim Mavraj vjen te Aris i Selanikut

Tribuna TV 05 Shtator 2018

Pas Migjen Bashës, një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare i është bashkuar Aris-it të Selanikut.

Mërgim Mavraj është transferta më e fundit. Presidenti i klubit, Theodoris Karipidis ka vendosur në Instagram fotografinë e Mavrajt, veshur me fanellën verdhezi. Karipidis u ka dhënë kështu përgjigje ankesave të tifozëve, që ndeshjen me Larisën kishin shpalosur një banderolë ku shkruhej “Kështu ju?”.

“Kështu ne!”, e shoqëron statusin e vet presidenti i klubit.

Lajmin e kanë transmetuar menjëherë gjithë mediat sportive greke, duke e cilësuar këtë transfertë si një “bombë”.

Mavraj pritet që gjatë të mërkurës të dërgojë të firmosur kontratën e vet, e cila sipas burimeve të TV Tribuna do të jetë dyvjeçare.

I lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë prej Kosovës, Mërgim Mavraj vjen nga Bundesliga, ku luante me Hamburgun. Ai është aktivizuar dhe me kombëtaret gjermane U-20 dhe U-21, ndërsa nga 2012-a iu bashkua Kombëtares Kuqezi.

Ndaje me miqte