M. Veriut në zgjedhje të parakohshme
20 Tetor 2019
Partitë e maxhorancës dhe të opozitës në Maqedoninë e Veriut kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 12 prill të vitit të ardhshëm.
Data e zgjedhjeve është pranuar me konsensus nga të gjithë pjesëmarrësit në takim.
Opsioni për zgjedhjet e parakohshme u shpall nga kryeministri Zoran Zaev menjëherë pasi liderët europianë dështuan të merrnin një vendim për hapejn e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të premten e kaluar.
Zaev tha se vendit të tij iu bë një padrejtësi e madhe. “Ne tha ai, i realizuam të gjitha zotimet, por Bashkimi Evropian nuk reflektoi ndaj premtimeve të bëra. Bëmë reformat, zgjidhëm problemet me fqinjët ndërsa BE-ja nuk iu përmbajt fjalës së dhënë”, u shpreh zoti Zaev.
Kryeministri duhet të japë dorëheqjen tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, dhe të formohet një qeveri teknike, ku do të përfshihet edhe opozita. Kështu, qeveria teknike duhet të formohet më 3 janar.
Ndaje me miqte