0030 210 33 18 483

Malta pret samitin e Europës Jugore

14 Qershor 2019

VALETA, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Liderët e shtatë shteteve të Europës Jugore do të mblidhen sot në Maltë për të arritur një marrëveshje për disa çështje, një javë nga takimi vendimtar në Bruksel për emërimet në postet kyçe të BE-së.

Samiti Med7 i liderëve të Maltës, Italisë, Francës, Qipros, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë do të ketë në fokus gjithashtu arritjen e një qëndrimi të përbashkët për ndryshimet klimatike dhe migrantët, ku një numër i madh i tyre mbërrin në Europë pas kalimit në Mesdhe.

Disa takime dypalëshe janë parashikuar gjithashtu përpara takimit plenar dhe darkës së punës me deklaratën e përbashkët që pritet të mbahet, megjithëse ka pak shanse që takimet të sjellin një përgjigje në lidhje me drejtimin e ri të Komisionit të Brukselit.

Prapaskena të shumta të thurura në fshehtësi për postet kyçe në BE po gëlojnë para samitit të 20 dhe 21 qershorit në Brukselit ndërsa partitë e qendrës, por rivale kanë siguruar shumicën në Parlamentin Europian.

Ndaje me miqte