0030 210 33 18 483

Mançini merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares italiane

Tribuna TV 16 Maj 2018

"Jam krenar që do të drejtoj kombëtaren”. Kështu u shpreh Roberto Mançini gjatë prezantimit të tij si trajneri i kombëtares Italiane të futbollit, duke nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) deri në vitin 2020.

Edhe pse ka përfituar një pagë mjaftë të lartë te ekipi i Zenitit në Rusi, Mançini ka vendosur të marrë drejtimin e kombëtares edhe pse me një pagë të reduktuar deri në 3 here, krahasuar me pagën që përfitonte në Rusi.

“Ishte e lehtë për mua që të zgjidhja. Jam krenar që do të drejtoj Kombëtaren. Për mua që kam qenë i grumbulluar në Coverçiano që nga 1978, kur isha 14 vjeç, kjo është gjëja më e bukur. Jam i lumtur për këtë zgjedhje të bërë, edhe për prindërit e mi që ndihen krenarë. Në radhë të parë dua të jem një trajner i mirë dhe në gjendje që të kthej Italinë në pozicionin që i takon, në elitën e futbollit Botëror dhe Evropian”, deklaroi Mançini.

Edhe pse nuk është e sigurt, kombëtares italiane mund t’i bashkohet di pjesë e stafit teknik të ekipit dhe ish lojtari i Juventusit, Andrea Pirlo. 

Mançini do të bëjë debutimin e tij në 28 maj në ndeshjen që Italia do luajë më Arabinë Saudite, ndërkohë që në 1 dhe 4 qershor “Të Kaltrit” do të përballen me Francën e Holandën.
 

Ndaje me miqte