0030 210 33 18 483

Mandra goditet sërish nga përmbytjet

Tribuna TV 28 Qershor 2018

Zona e Mandrës në Atikë është goditur sërish nga reshjet e dendura të shiut në mesjavë. 

Banesa dhe bodrume të përmbytura, pasuri të shkatërruara, rrugë të mbushura me ujë e me baltë – kjo është pamja në zona të banuara të Mandras dhe Magulas, ku reshjet vazhduan pa pushim, duke shkaktuar probleme të mëdha.

“Kishim kohë pa parë një rrebesh të tillë. Është një katastrofë”, thonë banorët, të cituar nga portali zougla.gr.

Dëshpërimi i banorëve është i dukshëm teksa qytetarët kanë ende të freskëta në kujtesë ditët e nëntorit 2017, ku veç dëmeve jashtëzakonisht të mëdha nga përmbytjet, pati edhe 23 të vdekur.

Ndaje me miqte