0030 210 33 18 483

Marcelo e pranon: “Ishte penallti, po kështu e ka futbolli”

Tribuna TV 02 Maj 2018

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, e ka pranuar se ishte me fat që gjyqtari Cuneyt Çakir nuk e ndëshkoi për penalltinë, edhe pse ky mosndëshkim kishte si rezultat kualifikimin e spanjollëve për në finale.

Marcelo e ndaloi topin me dorë në një gjuajtje të Kimmich në përfundim të pjesës së parë dhe kur rezultati ishte 1-1, por gjyqtari Çakir nuk dha gjë.

“Ishte dorë, topi goditi dorën dhe mendoj se ishte penallti”, u deklaroi gazetarëve Marcelo. 

“Po të thoja që nuk e preka topin, do të ishte gënjeshtër. Mirëpo kështu është futbolli. Nuk flas për arbitrat, por është e qartë që disa herë të favorizojnë dhe herë të tjera janë kundër teje. Mirëpo, çfarëdo që të ndodhë, duhet të luash futboll”, tha mbrojtësi brazilian.

Ndaje me miqte