0030 210 33 18 483

Market Pass, fillojnë aplikimet, kur do të futen paratë

Maria GJIKOKA

24 Shkurt 2023

Këtë javë është hapur platforma elektronike ku qytetarët do të aplikojnë për të përfituar subvencionimin për blerjet në njësitë ushqimore.

Ky lloj subvencionimi është emërtuar Market Pass.

Ndihma sociale konsiston në subvencionimin e 10% të blerjeve në supermerkata, furra buke, mini market, dyqane mishi dhe peshku, bulmet dhe njësi të tjera të shitjes së ushqimeve.

Limiti mujor i blerjeve për çdo familje është 220 euro për familje me një anëtar, dhe shtohet me nga 100 euro për çdo pjesëtar tjetër.

Këto shuma do të depozitohen çdo muaj në një kartë elektronike, e cila do të mund të përdoret vetëm në dyqanet ushqimore.

Në rast se përfituesi përzgjedh depozitimin në llogari bankare, këto shuma do të depozitohen çdo tre muaj dhe vlera monetare do të jetë 80% e shumës së përgjithshme.

Subvencionimi do të fillojë me 22 euro në muaj dhe mund të arrijë në 100 euro në muaj.

Aplikimet pritet të fillojnë brenda datës 10 shkurt dhe do të bëhen në platformën qeveritare vouchers.gov.gr me kodet e Taksis Net ose në Qendrat e shërbimit të qytetarëve – KEP.

Sa u përket pagesave, për aplikimet që do të bëhen deri në 28 shkurt, pagesa do të kryhet deri në 3 mars.

Ndërsa për aplikime që do të bëhen nga 1 deri 15 mars, shuma e subvencionimit do të paguhet deri në 20 mars.

Market passin e përfitojnë familje me të ardhura vjetore deri në 16.000 euro për beqarët dhe deri 24.000 euro për të martuarit. Kjo shumë rritet me 5.000 euro për çdo fëmijë ose pjesëtar tjetër.

 

Ndiqni videon se si mund të aplikoni vetë:

Ndaje me miqte