0030 210 33 18 483

Marrëdhënie të Suksesshme Ndërkombëtare: Një Bisedë Me Ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Dr. Faisal S. Al Musaileem.

JULI NDRIKO 24 Maj 2023

 

Takimi me Ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Dr. Faisal S. Al Musaileem ishte një takim i rëndësishëm dhe miqësor në të cilin diskutuam për ecurinë e partneritetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare mes Kuvajtit dhe Shqipërisë. Gjatë bisedës, u diskutua për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me politikat e jashtme të të dy vendeve dhe u prezantuan pikëpamjet dhe nevojat e tyre.

Ambasadori Al Musaileem, u shpreh se Kuvajti është i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e saj ekonomik nëpërmjet investimeve në sektorë të ndryshëm. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe sociale mes dy vendeve, duke bërë të qartë se Kuvajti gjithmonë ka qenë i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin dhe rritjen ekonomike , dhe prosperitetin e Shqipërisë si një vend në zhvillim.

Nga ana ime, shpreha mirënjohjen  për mbështetjen e Kuvajtit për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe angazhimin e tij për të tërhequr investitorë dhe biznese të tjera për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu u diskutua mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria në fushën e reformave politike dhe ekonomike dhe u ndanë ide e sugjerime për të ecur përpara në këtë drejtim.

 

Gjatë takimit, u diskutuan sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet në rajon dhe globalisht. Ambasadori Al Musaileem ndau pikëpamjet e tij mbi nevojën për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e marrëdhënieve paqësore me vendet fqinje. Ai shprehu optimizmin e tij për forcimin e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe botës myslimane, të ndërtuara mbi mirëkuptimin dhe respektin reciprok.

 

Takimi u fokusua në rëndësinë e medias dhe shtypit në nxitjen e bashkëpunimit miqësor. U diskutua rëndësia e rrjetit mediatik si një mjet për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mirëkuptimit midis dy vendeve. Ambasadori Al Musaileem, theksoi rëndësinë e paraqitjes së informacionit të saktë dhe të vërtetë nga media dhe shtypi, si dhe parandalimi i përhapjes së dezinformatave.

Në përfundim, takimi me Ambasadorin Al Musaileem ishte një përvojë e pasur dhe e vlefshme. Në bisedën tonë, ne u përqëndruam në prioritet tona të përbashkëta dhe diskutuam mbi sfidat dhe mundësitê që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare. U diskutuam gjithashtu rreth rëndësisë së bashkëpunimit në projekte të ndryshme për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

Falenderoj përzemërsisht Z. Ambasador Dr Faisal.S.Al Musaileem për kohën dhe vëmendjen, si dhe për konstruktivitetin  gjatë bisedës së sotme, gjithashtu , falenderoj të gjithë stafin e Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri .

  • Ju urojmë suksese në detyrat tuaja të rëndësishme dhe  shpresojmë të jetë kjo shembulli i një bashkëpunimi të suksesshëm mes dy vendeve miqësore.

 

Ndaje me miqte