“Ka një tendencë dhe vullnet për të tejkaluar stereotipet negative që shpeshherë shoqërojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, apo shqiptarëve dhe serbëve në rajon”.
Këtë deklaratë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e bëri në konferencën e organizuar të mërkurën në Tiranë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.
Ministri Bushati theksoi se mes dy vendeve ka pika të përbashkëta sa i takon pakicave. Ai theksoi se “ka një pakicë serbe në qarkun e Shkodrës, sikundër ka edhe një pakicë shqiptare në Luginën e Preshevës”.