0030 210 33 18 483

Marrëveshje Greqi-Izrael-Qipro për gazjellësin ”EastMed”

ATSH 23 Dhjetor 2019

Greqia njoftoi sot se marrëveshja për gazjellësin ”EastMed” do të nënshkruhet me Qipron dhe Izraelin më 2 janar, në sfondin e tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë për sa i përket shfrytëzimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

“Marrëveshja do të nënshkruhet në Athinë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin qipriot,  Nicos Anastasiades”, theksoi zyra e kryeministrit grek në një komunikatë.

Ky gazjellës prej 2 000 kilometrash do të jetë në gjendje të transportojë rreth nëntë deri 11 miliardë metër kub gaz në vit që nga rezervat off-shore të basenit të Levantit, në brigjet e Qipros dhe Izraelit, drejt Greqisë si dhe drejt Italisë dhe vendeve të tjera të pjesës juglindore të Europës në sajë të gazsjellësve ”Poseidon” dhe IGB.

Ky projekt do t’i bëjë tre vendet një nyje të rëndësishme për furnizimin energjetik të Europës dhe do të bllokojë përpjekjet e Turqisë për të shtrirë kontrollin në Mesdheun Lindor.

Njoftimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje ndodhi në sfondin e tensionit pas nënshkrimit të një marrëveshjeje detare mes Turqisë dhe qeverisë libiane të Unionit (GNA), e njohur nga OKB.

Ndaje me miqte