0030 210 33 18 483

Marrja e nënshtetësisë greke për arsye studimi

Dedes & Associates – Law Firm 28 Dhjetor 2018

Që nga data 9 Korrik 2015, nëpërmjet ligjit 4332\20015 iu ofrohet një mundësi e mirë të rinjve që kanë kryer disa nivele të arsimimit në Greqi, të aplikojnë dhe të marrin nënshtetësinë greke.

Dispozitat kanë të bëjnë me “personat që kanë frekuentuar një shkollë që implementon programin mësimor të detyrueshëm grek”.

KUSH NUK MUND TË APLIKOJË?

- Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

- Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje

- Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle kur kanë qenë të mitur dhe tani janë mbi  21 vjeç

- Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle pasi kanë mbushur 23 vjeç

- Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle pasi kanë mbushur 18 vjeç dhe përpara se të mbushin 23 vjeç, por kanë kaluar 3 vjet që prej përfundimit të studimeve

- Kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga data e diplomimit nga një universitet grek (AEI ose TEI).

 

KUR MUND TA BËJ APLIKIMIN?

Pasi kryej me sukses 9 vite shkollë në nivelin arsimor të ciklit të ulët dhe të mesëm të ulët, ose

Pas kryerjes së 6 viteve shkollë në nivelin arsimor të ciklit të mesëm të ulët

ose

Pas diplomimit nga një shkollë e mesme greke (Lykio) dhe universitet grek (ΑΕΙ ose ΤΕΙ)

 

ÇFARË DOKUMENTESH NEVOJITEN?

- Deklarata – Aplikimi për marrjen e nënshtetësisë greke

- Certifikata e frekuentimit të shkollës e lëshuar nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Ciklit të Ulët dhe të Mesëm të Ulët.

- Leja e qëndrimit

- Nëse kam lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht.

- Nëse kam lindur në Greqi, regjistrimi I lindjes në bashki.

- Pasaporta

- Një “Deklaratë solemne” opsionale për përshtatjen e emrit dhe mbiemrit tim në gjuhën greke. aplikohet vetëm për ata që janë mbi 18 vjeç dhe dëshirojnë ta bëjnë atë ndryshim.

 

KU TË APLIKOJ?

Pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetoj

 

SA KUSHTON?

100 euro

 

SA DUHET TË PRES PËR VENDIMIN, SIPAS LIGJIT?

- 6 muaj nëse jam nën moshën 18 vjeçare në kohën e dorëzimit të aplikimit (në praktikë 1 vit - 18 muaj).

- 1 vit nëse jam mbi moshën 18 vjeçare në kohën e dorëzimit të aplikimit (në praktikë 1 vit - 18 muaj).

 

Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Një ndër këto çështje është edhe aplikimi për marrje të nënshtetësisë.

Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë

 

Ndaje me miqte