0030 210 33 18 483

Masat anti Covid, çfarë kërkohet për t’u kthyer në Greqi

TV TRIBUNA 25 Prill 2022

Qeveria greke ka riaktualizuar masat anti Covid që zbatohen për hyrjen në Greqi të qytetarëve të huaj.

Ndër masat që do të jenë në fuqi të paktën deri në 21 maj, është hequr ajo për detyrimin e PLF-së.

Pra, plotësimi i formularit PLF para udhëtimit nuk është më i detyrueshëm.

Një tjetër masë që është hequr lidhet me testin paraprak anti Covid.

Qytetarët nga një numër i madh vendesh, përfshirë edhe ata që vijnë nga Shqipëria, mjafton të paraqesin certifikatën europiane të vaksinimit apo të sëmundjes.

Këta tash e tutje, nuk do të jenë të detyruar të tregojnë në kufirin grek testin anti Covid, siç bëhej për udhëtimet me avion.

Nga kjo masë përfitojnë qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të zonës Shengen, si dhe qytetarët e 37 vendeve që janë inkuadruar në sistemin dixhital të çertifikatës Covid të BE-së.

SHQIPËRIA, Andorra, Armenia, Benini, Kepi i Gjelbër, Kolombia, Salvador, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Izraeli, Islanda, Jordania, Libani, Lihtenshtejni, Malaizia, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Panamaja, San Marino, Serbia, Singapori, Zvicra, Taipei (nuk njihet si shtet nga Greqia), Tailanda, Tunizia, Togo, Turqia, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Uruguaji, Vatikani.

Ndërkaq, gjithë udhëtarët që vijnë në Greqi, pavarësisht nga certifikata që posedojnë, mund të nënshtrohen në testim të rastësishëm PCR ose Rapid.

Nëse përzgjidheni, testimi është i detyrueshëm.

Në rast refuzimi të bërjes së testit, autoritetet kanë të drejtën të mos lejojnë hyrjen në Greqi.

Obligimet e mësipërme janë të detyrueshme për gjithë udhëtarët që vijnë në Greqi, përfshirë të miturit e moshës mbi 5 vjeç.

Sa u përket personave të pavaksinuar, këta duhet disponojnë përgjigjen negative për test PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi, ose test Rapid, 24 orë para mbërritjes në Greqi.

Ndaje me miqte