0030 210 33 18 483

Masat e reja, çfarë ndryshon me sms 2, 3, 4 6

TV TRIBUNA 04 Mars 2021

Nikos HARDALIAS, Zv/ministër i mbrojtjes civile

Me qëllim që të kufizohet përhapja e virusit, nga e enjtja në mëngjes deri të martën 16 mars 2021, kuadri i masave kundër pandemisë ripërshtaten si më poshtë:

Më konkretisht, sa u përket gjashtë arsyet e lëvizjes, nga e enjtja zbatohen në të gjithë vendin ndryshimet që vijojnë për sms me numër 2 dhe 6.

Për sms 2, që ka të bëjë me shkuarjen në dyqanet e shitjes së artikujve të nevojës së parë, domethënë në supermarket, minimarket, aty ku nuk është i mundur dërgimi i artikujve, por edhe për sms 3 që ka të bëjë me bankat.

Tërheqim vëmendjen se  lëvizja do të realizohet vetëm, ose brenda bashkisë së vendbanimit, ose në distancë 2 kilometra nga vendi i banimit.

Sa i përket sms 6 që ka të bëjë me ushtrimet fizike individuale në ambiente të jashtme, apo lëvizje me një kafshë shtëpiake, këto veprimtari realizohen vetëm në këmbë ose me biçikletë.

Pra, nuk do të mundet dikush në të gjithë vendin, që të dërgojë sms 6 dhe të marrë makinën apo motoçikletën e vet, me qëllim që të shkojë në një zonë tjetër për të bërë sport apo për të të nxjerrë shëtitje kafshën shtëpiake.

Gjithashtu, në rast të lëvizjes për ofrim ndihme, (kodi 4), organet e kontrollit nga e enjtja urdhërohen të kërkojnë më shumë sqarime gjatë kontrollit, me qëllim që të vërtetohet përdorimi i drejtë i sms.

Tani, lidhur me hartën e sigurisë shëndetësore dhe mbrojtjes, transformohet si vijon:

Në nivelin e rrezikut shumë të shtuar, në të kuqe të thellë, përfshihet periferia e Atikës, si dhe njësitë e mëposhtme rajonale.

Ahaia, Arkadia, Selaniku, Larisa, Lefkada (me përjashtim të Meganisit), Ftiotida, Argolida, Korinti, Thesprotia, Arta, Samos, Viotia, Hios, Etoloakarnania, Rodos, Iraklio dhe Evia (me përjashtim të Skiros).

Gjithashtu, në të njëjtin nivel përfshihet bashkia Kalimnos.

Gjithë zonat e tjera në të gjithë vendin përfshihen në nivelin e rrezikut të shtuar, pra me ngjyrë të kuqe.

Masat janë në fuqi nga e enjtja ora 6 e mëngjesit deri të martën 16 mars, ora 6 e mëngjesit, me përjashtim të njësisë rajonale Larisa, ku masat do të fillojnë të zbatohen të shtunën në ora 6 të mëngjesit, me qëllim që të lehtësohet menaxhimi i pasojave të tërmetit që goditi të mërkurën rajonin.

Sa i përket ndalimit të qarkullimi, kujtojmë se në nivelin e rrezikut të shtuar, fillon në orën 9 të mbrëmjes dhe mbaron në 5 të mëngjesit, ndërsa në nivelin e rrezikut shumë të shtuar tashmë do të fillojë në orën 7 pasdite-në vend se në orën 6- dhe mbaron në 5 të mëngjesit.

Këtu bëjnë përjashtim periferia e Atikës dhe e Selanikut, ku për shkak të karakterit metropolitan, ndalimi i qarkullimit gjatë ditëve të javës, pra nga e hëna deri të premten, do të zbatohet nga ora 9 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Gjithashtu, në zonat që ndodhen në nivelin e rrezikut shumë të shtuar, e kuqe e thellë, vihet në dukje se lejohet kryerja e ceremonive fetare vetëm e vetëm nga funksionarët e klerit dhe personelin e domosdoshëm ndihmës, pa praninë e personave të tjerë fizikë.

Me përjashtim të varrimeve, ku lejohet prania e 9 personave.

Vihet në dukje se pezullohen ceremonitë e martesave, pagëzimeve, por edhe përkujtimoreve.

Në fund, kujtojmë se në nivelin e rrezikut të shtuar, në të kuqe, vazhdon të jetë i pezulluar funksionimi i liceve me praninë fizike të nxënësve, ndërsa në nivelin e rrezikut shumë të shtuar, e kuqe e thellë, vazhdon pezullimi i funksionimit me prani fizike të nxënësve në shkollat e gjithë niveleve arsimore, me përjashtim të atyre të arsimit special.

Synimi i masave të mësipërme është kufizimi i lëvizjes së njerëzve, kjo besoj se është e qartë, që përbën arsyen kryesore të shtrirjes së pandemisë dhe prandaj kontrollet do të jenë intensive dhe në mëhallat.

Paralelisht, duhet të theksojmë se do t’iu mëshohet veçanërisht kontrolleve në vendet e punës, të cilat bashkë me grumbullimet nëpër shtëpia përbëjnë arsyen bazike të përhapjes së pandemisë javët e fundit.

Ndaje me miqte