0030 210 33 18 483

Masat e reja për udhëtimet me avion, tren dhe KTEL

TV TRIBUNA 11 Shtator 2021

Që nga e hëna, 13 shtator në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja për lëvizjen brenda për brenda vendit, me avion, tren dhe autobusat e KTEL.

Më konkretisht, për personat mbi 12 vjeç që nuk janë vaksinuar, udhëtimi lejohet vetëm me test negativ PCR 72 orë përpara, ose rapid test, 48 orë para udhëtimit.

Testet kryhen vetëm në qendra diagnostikimi private, me shpenzime të vetë personit që do të udhëtojë dhe çmimi është vendosur 10 euro për çdo test.

Pasagjeri është i detyruar ta tregojë gjatë çek init testin, i cili nxirret nga platforma qeveritare gov.gr.

Verifikimi i testit do të bëhet nëpërmjet aplikacionit Covid Free, si dhe nga identifikimi i pasagjerit.

Nga detyrimi i testit përjashtohen gjithë personat që kanë kryer ciklin e vaksinimit të paktën 14 ditë para udhëtimit dhe tregojnë certifikatën e vaksinimit.

Si të vaksinuar konsiderohen edhe personat që vërtetojnë kalimin e infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Në rast se nuk paraqitet certifikata e vaksinimit apo vërtetimi i sëmundjes apo testi negativ, qytetarit nuk i lejohet udhëtimi.

Ndaje me miqte