0030 210 33 18 483

Masat në Kakavijë, deri në 14 dhjetor?...

TV Tribuna 02 Dhjetor 2020

Masat kufizuese për qytetarët që hyjnë nga Shqipëria në Greqi mbeten në fuqi të paktën deri në 14 dhjetor.

Kështu bën me dije një njoftim i ambasadës së republikës së Greqisë në Tiranë.

Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 14 dhjetor, thuhet në njoftimin e publikuar në facebook-un e ambasadës greke në Tiranë.

Kujtojmë kalimi i kufirit Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas bëhet vetëm nga pika kufitare e Kakavijës.

Pika e Kapshticës vazhdon të jetë e mbyllur dhe për hyrjet dhe për daljet.

Vazhdon gjithashtu të mos lejohet hyrja në Greqi vetëm me pasaportë biometrike.

Masat e vendosura nga qeveria greke, që sipas njoftimit të ambasadës mbeten në fuqi deri në 14 dhjetor, janë:

Nga Kakavija hyjnë vetëm qytetarë grekë, mbajtës të lejes së qëndrimit, si dhe për nevoja emergjente profesionale apo mjekësore.

Kalimi lejohet nga ora 07,00 e mëngjesit deri në 23,00 të mbrëmjes, ndërsa mjetet e transportit edhe në këtë rast kalojnë gjatë gjithë 24 orëshit.

Lejohet hyrja maksimumi e 750 personave në ditë.

Kush hyn nga Kakavija, për shkak të ngarkesës së shtuar epidemiologjike që vërehet në Shqipëri, futen detyrimisht në karantinë 7 ditore, në ambientet që kanë deklaruar gjatë plotësimit të formularit PLF.

Kujtojmë se për hyrjen në Greqi vazhdon të kërkohet PLF dhe tregimi i testit PCR negativ, që duhet të jetë kryer 72 orë më përpara, ndërsa tashmë të gjithë ata që hyjnë në territorin grek do të nënshtrohen dhe në rapid test, që të vërtetohet saktësia e testit PCR.

Për fund, kujtojmë që, edhe pse njoftimi i ambasadës thotë që masat mbeten në fuqi deri në 14 dhjetor, nuk përjashtohet që ato të zgjaten edhe për një periudhë tjetër, në varësi të ecurisë së pandemisë.

Ndaje me miqte