0030 210 33 18 483

Maunia del nga rruga, godet për vdekje dy shqiptarët në makinat e tyre

Tribuna TV 09 Maj 2018

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën orët e para të së mërkurës, pas një aksidenti në një prej akseve kryesore të Athinës. 

Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe u transmetuan nga televizioni Alpha.

Sipas Mediave, viktimat janë Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko, të moshës 60 dhe 65 vjeç.]aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Kifisos, kur një maune kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe kaloi në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjete ku ndodheshin dy viktimat.

Aksidenti ndodhi në orën 05,40 të së mërkurës. Drejtuesi 64 vjeçar i maunës është arrestuar. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Në njërën prej makinave ka qenë dhe një tjetër shtetase shqiptare, me moshë 34 vjeç, e afërme e viktimës Guri. Ajo është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në pavionin e reanimacionit në spitalin Atikon.

Ndaje me miqte