0030 210 33 18 483

Mbartnin më këmbë 124 kg kanabis, në pranga 7 të rinj shqiptarë

Tribuna TV 30 Shtator 2018

Shtatë të rinj shqiptarë, me moshë nga 22 deri 26 vjeç, janë arrestuar ndërsa po transportonin një sasi të madhe kanabisi.

Ata u ndaluan në Drimitsa, 14 km larg Igumenicës, teksa po ecnin në këmbë, duke mbajtur mbi supe gjashtë çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 111 paketa me lëndën narkotike.

Pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 124,8 kg kanabis.

Njeri prej të arrestuarve kishte rolin e udhërrëfyesit dhe të vrojtuesit për t’i shmangur diktimit nga policia.

Dosja penale që u hartua ndaj tyre përmban akuzat e importimit, posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si të hyrjes së paligjshme në Greqi.

Pas verifikimeve, për udhërrëfyesin 22 vjeçar rezultoi se më herët kishte dalë një vendim gjyqi në Lamia, që e dënonte me 6 muaj burg për vjedhje, si dhe i ishte ndaluar hyrja në Greqi.

Ndaje me miqte