0030 210 33 18 483

Mbeten të lirë dy nga katër shqiptarët e arratisur nga trageti në Pire

Tribuna TV 10 Maj 2018

Vazhdojnë të mos gjenden dy prej të burgosurve shqiptarë që u arratisën mbrëmjen e të mërkurës gjatë transportimit të tyre nga burgu i Koridalosit për në tragetin që do t’i çonte në Kretë.

Sipas medias që citon burime të policisë, të dy ata janë keqbërës të rrezikshëm, që vuanin dënime me burgim të përjetshëm.

Sipas të njëjtave burime, njeri prej tyre është 35 vjeçari Xhuliano Halilaj, i cili në nëntor 2011 kishte kryer një vrasje makabre, duke ekzekutuar bashkatdhetarin e vet, Fillim Mesaja dhe djalin e tij dyvjeçar.

Arratisja

Mbrëmjen e të enjtes, një furgon i policisë mori nga burgu i Koridalosit 11 të burgosur, që të gjithë shqiptarë, për t’i çuar në portin e Pireut dhe që andej, me tragetin “Elefterios Venizelos” për në ishullin e Kretës.

Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, katër prej tyre arritën të hiqnin prangat dhe të hapnin portën e furgonit e të dilnin në rrugë.

Njeri prej tyre u kap shumë shpejt nga policia bregdetare që kryen shërbim në port.

Pak më vonë u kap dhe i dyti, në afërsi të portit.

Policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar, ndërkohë që po vazhdon një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e dy të arratisurve, që konsiderohen si persona tepër të rrezikshëm.

Përveç Xhuliano halilajt, mediat greke kanë publikuar emrat e tre shqiptarëve të tjerë. Ata janë: 

Alfons Doçi dhe Petrit Luçi, të dënuar me 25 vjet për grabitje dhe trafik droge.

Robert Xhimaj, i dënuar me 25 vjet për trafik droge. 

Ndaje me miqte