0030 210 33 18 483

Mbi 29 000 viktima nga tërmeti dhe mbi 2 000 pasgoditje

ATSH 12 Shkurt 2023

STAMBOLL, 12 shkurt /ATSH-DPA-ANSA/ – Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 29 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.

”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 24 617”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA duke cituar zëvendëspresidentin Fuat Oktay.

Autoriteti turk i fatkeqësive AFAD ndërkohë tha se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur.

Në Sirinë fqinje, të paktën 4 500 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur.

”Midis të hënës dhe të shtunës zona përjetoi më shumë se 2 000 pasgoditje”, sipas AFAD-it.

Ndaje me miqte