0030 210 33 18 483

Mbi 72 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruara në më pak se 10 muaj

ATSH 21 Tetor 2019

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në një bilanc paraprak të punës së Policisë nga fillimi i këtij viti, ka veçuar plot 72 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruara, ose gati dyfish në krahasim me një vit më parë, kur jemi ende në mes të muajit tetor.

“Vlen për t’u përmendur sekuestrimi në total i 72.1 milionë eurove pasuri të luajtshme ose jo, llogari bankare dhe të ardhurave cash që kanë ardhur nga veprimtari kriminale të personave dhe grupeve kriminale ose 41.8 milionë euro se në 2018,” tha numri një i Policisë së Shtetit.

Sa i takon luftës me krimin kreu i uniformave blu numëroi të paktën 32 grupe kriminale të goditura në më pak se 10 muaj, si dhe 275 operacione policore në bashkëpunim edhe me qytetarët dhe partnerët dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Janë kapur 1446 persona në kërkim ose 2,6% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018,” u shpreh Veliu.

Ndaje me miqte