0030 210 33 18 483

Mbyllet Kapshtica. Tashmë teste edhe në Kakavijë

Tribuna TV 19 Nentor 2020

Qeveria greke ka marrë vendimin që të mbyllet pika e kalimit kufitar e Kapshticës, duke e minimizuar në vetëm një portën hyrëse nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten në mesditë, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Qeveria, me qëllim që të kufizojë shpërndarjen e koronavirusit në komunitet, po merr masa shtesë:

Së pari, lidhur me hyrjet tokësore, nga nesër ora 06,00, mbyllet pika e kalimit kufitar Kapshticë.

Në kufijtë tanë veriorë do të qëndrojnë hapur piket kufitare të Kakavijës, Evzones dhe Promahona, ndërsa nga Nimfea, do të kalojnë vetëm automjetet e transportit të mallrave.

Gjithë ata që hyjnë në Greqi, përveçse duhet të tregojnë rezultatin negativ të testit PCR të kryer 72 orë përpara, do t’i nënshtrohen edhe testit rapid nga ekipet e mbrojtjes civile dhe të entit kombëtar të shëndetësisë.

Kush zbulohet si negativ, do të lejohet të hyjë në Greqi dhe do të drejtohet në destinacionin e tij, mbi bazën e formularit PLF që ka plotësuar.

Ndaje me miqte