0030 210 33 18 483

Mbyllja e kufirit- Cilët emigrantë lejohet të hyjnë në Greqi

TV Tribuna 19 Mars 2020

Qeveria greke i është bashkuar vendimit të BE-së, për të ndaluar hyrjen në territorin europian të qytetarëve nga vendet e treta. 
Megjithatë, një kategori e gjerë emigrantësh, që eventualisht ndodhen jashtë Greqisë, mund të rikthehen pa problem, por me kusht që të qëndrojnë për 14 ditë në vetëkarantinë. 
Në urdhërin e firmosur nga ministrat e mbrojtjes së qytetarit, shëndetësisë dhe punëve të brendshme, thuhet:
Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga cilado pikë kalimi dhe me çdo mënyrë apo mjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye profilaktike të mbrojtjes së shëndetit publik nga shtrirja e mëtejshme e Koronaviorusit COVID-19 në territorin grek.
Ndalimi i hyrjes fillon në orën 06,00 të datës 18.03.2020 deri më 18.04.2020, ora 06,00.

Përjashtohen nga ndalimi shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe të zonës Shengen, përfshirë bashkëshortët e tyre apo personat me të cilët kanë lidhur kontratë bashkëjetese, si dhe fëmijtë e mitur të tyre.
Gjithashtu, ndalimi i hyrjes nuk përfshin:
Rezidentët afatgjatë në vende të BE-së apo të zonës Shengen dhe shtetas të vendeve të treta të cilët kanë leje qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së dhe të Marrëveshjes Shengen.
Kjo do të thotë që emigrantët shqiptarë, të cilët kanë leje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet greke, mund të hyjnë lirisht në Greqi.

KUJDES: Pas hyrjes në Greqi, ata duhet të qëndrojnë për 14 ditë në vetëkarantinë brenda në shtëpi.
 

Ndaje me miqte