Me një shtrëngim duarsh Trump dhe Kim shkruajnë historinë
ATSH
12 Qershor 2018
SINGAPOR, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un shtrënguan duart sot në Singapor, hera e parë në histori që një president amerikan në detyrë takon një lider koreano-verior.
Trump dhe Kim ishin mbi një qilim të kuq ndërkohë që në sfond dukeshin flamurët amerikan dhe koreano-verior.
Pas shtrëngimit të duarve ata qëndruan seriozë përballë fotografëve.
Trump dhe Kim iu drejtuan më pas një korridori për të vazhduar takimin kokë më kokë.
Ata folën përreth 45 minuta, përpara takimit të stafeve respektive.
“Do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe për këtë nuk kam dyshim”, u tha Trump gazetarëve.
Ndaje me miqte