0030 210 33 18 483

MED 7: Mbështetje e plotë ndaj Greqisë dhe Qipros, paralajmërim për Turqinë

TV Tribuna 11 Shtator 2020

Liderët e 7 vendeve të iniciativës MED 7 – një aleancë e vendeve të pjesës jugore të Bashkimit Europian, i kanë dërguar një mesazh të rreptë Turqisë, nga samiti që u mbajt të enjten në mbrëmje në Korsikë të Francës.
Në tekstin e konkluzioneve, paragrafi 6, që ka të bëjë me paqen dhe stabilitetin në rajonin e Mesdheut, liderët shprehin mbështetjen e plotë dhe solidaritetin ndaj Greqisë dhe Qipros, ndaj “shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave sovrane” si dhe “aktet agresive të Turqisë”.
Liderët e Francës, Greqisë, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Maltës dhe Qipros, u bëjnë thirrje vendeve të rajonit që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht të drejtën ndërkombëtare për detin, dhe i inkurajojnë të gjitha palët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe negociatave.
Ata gjithashtu mirëpresin përpjekjet ndërmjetësuese të shefit të politikës së jashtme të BE, Josep Borell, dhe të presidencës gjermane të BE-së, me objektin fillimin e dialogut ndërmjet Greqisë dhe Turqisë për çështjen e zonave detare.
Shtatë liderët, duke pasur parasysh edhe konkluzionet e samitit të fundit europian, shprehin keqardhjen e tyre për faktin se Turqia nuk i është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të BE-së për t’i dhënë fund akteve të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe detin Egje.
Lidhur me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë, liderët deklaruan se ranë dakord të punojnë me qëllim që masat të zbatohen menjëherë.
Sipas tyre, në kushtet e mungesës së progresit për uljen e Turqisë në tryezën e dialogut, BE është e gatshme të hartojë një listë tjetër sanksionesh kufizuesen që do të diskutohen në samitin e BE-së, në 24-25 shtator 2020.

Mitsotakis: "Fund i provokacioneve, fillim i dialogut"
“Konkluzionet e samitit në paragrafin 6, i dërgojnë një mesazh shumë të qartë Turqisë. I tregojnë rrugën Turqisë.
Nëse dëshiron me të vërtetë një dialog të sinqertë me Greqinë, Qipron dhe Be-në, këtë duhet ta tregojë me vepra.
Të ndalojë aktet e njëanshme, të japë shenja bindëse se respekton një për një dhe jo në mënyrë përzgjedhëse rregullat ndërkombëtare.
Mesdheu është një hapësirë jetike për sigurinë europiane dhe nuk u jepet me të tretëve.
Turqia të ndërpresë aktivitetin detar dhe kërkimor në zona detare të papërcaktuara, të kthehet në tryezën e bisedimeve njohëse prej nga u largua në 2016 dhe, po të mos biem dakord, gjithmonë ekziston edhe zgjidhja e gjykatës së Hagës.
Në prag të samitit europian, do të evitojmë tentativën e Turqisë për të përçarë Europën.
Mbështetja ndaj Greqisë dhe Qipros nuk është shprehje solidariteti, është afirmim i faktit se në lojë janë interesa strategjike për Europën.

Ndaje me miqte