0030 210 33 18 483

Media botërore vlerëson fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës

ATSH 19 Dhjetor 2022

DOHA, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gazetat sportive dhe portalet e lajmeve anembanë globit kanë lavdëruar Lionel Messin dhe Argjentinën, pasi ata fituan titullin e Kupës së Botës në Katar pas fitores së mbrëmshme me anë të penalltive (4-2) kundër Francës.

“Argjentina është kampione e botës. Argjentina është kampione e botës. Duhet ta përsërisim për ta besuar”, shkruan gazeta argjentinase ”La Nacion”.

E përditshmja sportive ”Olé” shkroi se “bota është një vend më i drejtë tani” dhe se ”Messi u bë lojtari më i mirë në botë”.

“Na fal, Diego”, tha gazeta duke iu referuar futbollistit të madh argjentinas, Diego Armando Maradona, i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores në vitin 1986 të Kupës së Botës.

Në Francë, RMC Sport tha “Messi dhe Albiceleste në krye të botës, pavarësisht nga një Francë heroike dhe tregolëshi i Mbappesë”.

”Le Parisien” tha se Franca ishte “afër një mrekullie”, por “u mohua ylli i tretë”.

”L’Equipe” tha se finalja ishte “ndoshta më e bukura në histori”.

Tabloidi britanik ”The Sun” e vlerësoi lojën si “finalen më të mirë ndonjëherë”, ndërsa gazeta spanjolle ”Marca” shkroi se “Messi, tani e ke trofeun tënd. E meritove”.

Në Brazil, ku shumë shpresonin për një përballje gjysmëfinale kundër rivalëve të Argjentinës, portali i lajmeve GloboEsporte.com shkroi: “Një lojë për t’u kthyer në një libër ose një film. Për historinë e Messit (dhe Mbappesë)”.

Skuadra braziliane u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, e cila më pas u mposht nga kampionia aktuale e botës, Argjentina, në gjysmëfinale.

Ndaje me miqte