0030 210 33 18 483

Media gjermane: Athina çliron edhe më Capital Control-et

Tribuna TV 18 Shtator 2018

Greqia është e gatshme që rreth një muaj për përfundimit të programit të ndihmës ndërkombëtare, të çlirojë edhe më shumë kontrollin e kapitaleve, vë në dukje gazeta gjermane Frankfurter Allgemanie Zeitung (FAZ).

Siç bëri të ditur në fundjavë ministri i financave Eiklidis Tsakalotos, së shpejti do të ketë më pak kufizime, shton gazeta.

Hapat e pritshëm kanë të bëjnë me tërheqjen e parave cash dhe hapjen e llogarive të reja bankare. Sipas FAZ, është vënë në udhë edhe heqja e plotë e Capital Controls-eve.

Masat e fundit kanë të bëjnë me kufizimet në qarkullimin e kapitaleve me jashtë shtetit. Qeveria greke i vendosi kontrollet para tre vjetësh në mesin e krizës, me qëllim që të pengonte rrjedhjen masive të depozitave nga bankat vendase, informon FAZ.

Ndaje me miqte