0030 210 33 18 483

Media gjermane: Bankat greke e kalojnë stress testin e BQE

Tribuna TV 22 Prill 2018

"Katër institucionet e mëdha bankare greke nuk kanë nevojë për “transfuzion” kapitalesh të reja”, shkruan gazeta ekonomike gjermane “Handelsblatt”.

“Lehtësim në Athinë: Banka e Pireut, Eurobank, Banka Kombëtare dhe Alpha Bank kalojnë provën e simulimit të situatave ekstreme që po zhvillon Banbka Qendrore Europiane (BQE) dhe Autoriteti Europian i Bankave (EBA), për një total prej 37 bankash europiane”, vë në dukje gazeta gjermane, duke iu referuar tre burimeve nga qarqet bankare..

“Ky nuk është lajm i mirë për bankat greke dhe aksionerët e tyre, por edhe një hap i rë[ndësishëm drejt daljes së Greqisë nga programi i ndihmës”, vë në dukje “Handelsblatt”.

“Testimi u preferua të kryhej në pranverë e jo në vjeshtë, me qëllim që të kishte qartësi lidhur me situatën e bankave, në momentin e finalizimit të planifikuar të programit grek të shpëtimit, në muajin gusht”.

“Rezultatet e stress testeve do të publikohen më 5 maj. Ndërkaq, është tashmë e qartë se asnjera nga katër bankat greke nuk do të dështojë. Kjo do të thotë se nuk kanë nevojë për kapitale mbështetëse me vlerë rreth 20 miliardë euro, që u disponuan në kuadër të paketës së tretë të shpëtimit, thekson gazeta ekonomike gjermane.

Ndaje me miqte