0030 210 33 18 483

Menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar: Takim mes drejtorëve të Policisë Kufitare shqiptare dhe greke

Tribuna News Network 08 Gusht 2023

Takim i suksesshëm mes drejtorëve të Policisë Kufitare dhe Migracionit të Shqipërisë dhe Greqisë

 

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm mes drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit të Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, në prani të ministrave të Brendshëm, zonjës Basha dhe zotit Ikonomou.

 

Në këtë takim, Drejtuesi i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Gjenerali Major Dimitrios Mallios diskutuan rreth menaxhimit të fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe bashkëpunimit për luftën kundër krimeve kufitare. Dy drejtuesit shprehen se bashkëpunimi dypalësh është shumë i mirë dhe u dakorduan për intensifikimin e masave të përbashkëta për menaxhimin e fluksit dhe rritjen e numrit të sporteleve në të dyja anët e kufirit.

 

Pas takimit, Drejtuesi i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku, tha: "Sot patëm një takim me drejtorin e Policisë Kufitare të Greqisë për menaxhimin e situatës në pikat e kalimit në kufirin me Greqinë. Nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh, kemi arritur të mbajmë situatën nën kontroll, edhe pse fluksi i qytetarëve është në rritje. Kemi ndërmarrë masat e nevojshme dhe besojmë se do të jemi efikas në menaxhimin e kalimit. Bashkëpunimi me palën greke, veçanërisht me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, ka qenë i vazhdueshëm, real dhe do të vazhdojë të jetë i dukshëm për publikun. Ju lutemi për mirëkuptim nga qytetarët në rastet kur ka disa radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale. Besojmë se me bashkëpunimin mes dy palëve dhe masat që do të ndërmerren, situata do të mbetet në kushte normale. Falenderojmë dhe palën greke për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunimin me palën shqiptare dhe besojmë se kjo do të jetë një arritje e mrekullueshme për këtë sezon turistik.

Ndaje me miqte