Merkel: Greqia ka shënuar një progres të madh
Tribuna TV
10 Janar 2019
Greqia ka shënuar një progres të madh, me përfundimin e programit të saj të tretë rregullues vitin e kaluar, dhe kjo duhet të jetë një stimul për të ardhmen, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë ekskluzive për gazetën greke “Kathimerini”.
Ajo pranoi se “vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për shumë njerëz në Greqi”.
Merkel vuri në dukje se Evropa tregoi solidaritet me Greqinë me tre programe financiare, që mbështetën përpjekjet për të arritur stabilitetin fiskal dhe ekonomik të vendit.
Merkel shtoi se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e këtyre përpjekjeve.
E gjithë deklarata e zonjës Merkel për “Kathimerini” ka si më poshtë:
“Pres me gëzim nga vizita ime në Athinë të enjten dhe të premten, bisedime të mira dhe takime interesante. Greqia dhe Gjermania kanë lidhje të ngushta, sa përmes marrëdhënieve dyapalëshe, aq edhe si partnerë në BE dhe në NATO.
E di se vitet e fundit ishin shumë të vështira për shumë njerëz në Greqi. Europa tregoi me tre programet e ndihmës solidaritetin e saj dhe e mbështeti Greqinë në rrugën e reformave drejt stabiliteti fiskal dhe ekonomik. Eshtë padyshim një rrugë e vështirë. Ndërkaq, me përfundimin e programit të tretë të përshtatjes, vitin e kaluar, Greqia ka shenuar progres të madh. Kjo do të duhet të jetë një stimul për të ardhmen.
Këtu do të doja të garantoja se Greqia në këtë rrugëtim të sajin, mund të vazhdojë të mbështetet në marrëdhënien e partneritetit dhe në miqësinë e Gjermanisë”.
Ndaje me miqte