Merkel ndihet keq e desh rrëzohet gjatë ceremonisë shtetërore
TV TRIBUNA
18 Qershor 2019
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk është ndjerë mirë gjatë një ceremonie zyrtare me presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ajo ishte viktimë e disa dridhjeve të trupit, përkrah presidentit Zelensky, gjatë një parade ushtarake, kur temperaturat ishin rreth 30 gradë Celsius.
Me krahët pak përpara ajo u mundua të mënjanonte këto dridhje gjatë ekzekutimit të himneve të të dy vendeve.
”Piva tri gota ujë. Kjo ishte ajo që më mungonte. Tani ndihem shumë mirë”, deklaroi Merkel pas ceremonisë.
Ndërkohë, Zelensky bëri shaka kur deklaroi se ”ajo ishte pranë meje, kështu që ishte plotësisht e sigurt”.
Ndaje me miqte