Merkel paralajmëron BE-në për rrezikun e largimit të industrisë së makinave
ATSH
26 Shtator 2018
BERLIN, 25 shtator /ATSH-DPA/- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar për rrezikun e mbingarkesës së industrisë europiane të makinave, mes planeve të Komisionit Europian për objektivat e reja mbi ndotjen.
“Propozimet e Komisionit Europian ishin një pikënisje e arsyeshme”, deklaroi Merkel.
“Çdo gjë që shkon përtej kësaj sjell një rrezik që ne të largojmë industrinë e makinave nga Europa”, shtoi kancelarja, Merkel.
Komisioni Europian ka sugjeruar një reduktim prej 30% të prodhimit të CO2-shit mes viteve 2021-2030 për makinat e reja.
Ndaje me miqte