Merkel shpreh mbështetjen ndaj Greqisë
TV TRIBUNA
10 Mars 2020
Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilësuar si “të papranueshme” sjelljen e Turqisë në çështjen e emigracionit. Duke folur në forumin ekonomik gjermano-grek në Berlin, Merkel theksoi se “Greqia po merr përsipër një barrë të madhe për llogari të gjithë Europës dhe meriton solidaritetin e plotë dhe mbështetjen nga ana jonë”.
“Me gjithë mirëkuptimin për barrën e madhe të Turqisë që mikpret 3,5 milionë refugjatë, ajo (Turqia) nuk mund të presë mirëkuptim për faktin se po përpiqet të zgjidhë problemet e veta në kurriz të refugjatëve të cilët u drejtuan në një qorrsokak në kufirin greko-turk”, tha Merkel.
Kancelarja iu referua vendimit të Gjermanisë që të udhëheqë një “aleancë gatishmërie” për pritjen e të miturve të pashoqëruar, “me qëllim që mos të lemë Greqinë ta përballojë e vetme problemin”, deklaroi.
Ndaje me miqte